Import-eksportet me Gjermaninë rreth 42 miliardë lekë

ATSH/ Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 7 muajt e parë të këtij viti llogariten në 6.6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 7-mujorin e këtij viti shkëmbimet tregtare arritën gati 42 miliardë lekë.

Eksportet drejt Gjermanisë shënuan rritje përkundrejt të njëjtës periudhë të 2020-ës. Në vlerë ato arritën në 11.2 miliardë lekë, nga 9.4 miliardë lekë që llogariteshin në 2020-ën.
Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.

Referuar të dhënave, edhe importet drejt Gjermanisë shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2020-ës duke arritur në 30.7 miliardë lekë, nga 25 miliardë lekë që ishin në 2020-ën.

Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close