Flet kryeministri Kurti pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë, se u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative”, ka thënë Kurti duke iu referuar edhe nismës për Ballkanin e Hapur, e të cilën Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën e kanë refuzuar.

“Në bisedat që pata unë theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendet tona theksova se janë elemente të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë 1. Sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve 2. Demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura. 3 Ballafaqimi me të kaluarën. Dhe 4. Reciprociteti i të drejtave të pakicave”, tha Kurti.

Në fakt, Kurti është kritikuar shpesh nga kryeministri Edi Rama për refuzimin që të bëhet pjesë e nismës ku janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Është kritikuar edhe sot, në ditën kur u takua me Merkelin.

Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

“Sa i përket raporteve të Kosovës dhe Serbisë nga pikëpamja jonë ato janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve në të ardhmen. Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Kosova nuk mund të kthehet para 2008 kur e ka shpallur pavarësinë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close