Osmani në Gjermani: Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin.

Osmani  është pritur nga presidenti Steinmeier me një ceremoni dinjitoze.

“Faleminderit President Steinmeier për mikpritjen e ngrohtë. Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme”.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, e njeh mirë Kosovën dhe rajonin, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Steinmeier atëherë ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Merkel i dhe ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në fillim të vitit 2006.

Para se të fillonte detyrën si ministër i Jashtëm, ai ka qenë shef i kabinetit të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder.

Osmani gjatë vizitës së saj në Gjermani do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe përfaqësues nga diaspora, ekonomia dhe shkenca./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close