Lajçak vizitë treditore në Kosovë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak të mërkurën do të filloj vizitën treditore në Kosovë. Gjatë vizitën treditore Lajçak do të zhvilloj një sërë takimesh me krerë institucional dhe udhëheqësit politik. Megjithse është përmendur kërkesa që pala kosovare i ka bërë ati për t`i vizituar arkivat e shtetit, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me UCK-në, nuk dihet nëse Lajçak do të bëjë një veprim të tillë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu thotë se çasja e kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun dhe tendencën për hapjen e arkivave edhe të Kosovës do ta dëmtojë rëndë procesin e zbardhjes së personave të pagjetur pasi sipas tij, dihen justifikimet që do t’i përdor Serbia për këtë çështje.

“është shqetësuese kjo çasje e Qeverisë ne raport me dialogun, mendoj që kjo çështje ka për ta dëmtuar rëndë procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve sepse Serbia në vazhdimësi do të justifikohet për mos hapjen e arkivave sekrete”, tha Haxhiu.

Mëdyshje për mundësitë që Lajçak t’i vizitoj arkivat e Kosovës shprehin edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës

“Besoj është gabim që po bëhet nga ana e Qeverisë, duhet të kenë më shumë kujdes në deklaratat publike”, Violeta Haxholli, nga IKD

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close