Rreth 70 për qind e qytetarëve të Luginës janë vaksinuar

Gjendja aktuale e të infektuarve me Covid-19 në Luginë në përgjithësi e veçanërisht në Komunën e Preshevës është në normalizim e sipër. Aktualisht 70 për qind e qytetarëve janë vaksinuar. Në qendrën Covid apelohet që qytetarët të kenë kujdes edhe më tej dhe të respektojnë të gjitha masat parandaluese të infektimit.

“Gjendja aktuale mund të themi që është stabile, bazuar në rënjen e të infektuarve. Mund të konkludojmë se Presheva e ka kaluar pikën e tretë kulminante të këtij virusi”, tha Erblina Arifi nga Qendra Covid në Preshevë.

Vala e tretë e infektimeve në Preshevë ka shënuar numër të konsiderueshëm të atyre që kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 që e cila ka ndikuar në imunizimin e shumë qytetarëve të cilët deri më tani nuk ishin vaksinuar.

“Dhjetë ditët e fundit kemi imunizuar mbi tre mijë persona, shumica prej tyre kanë marrë dozën e parë, kryesisht të rinjë, që më në fund ju përgjigjen ftesës sonë për imunizim. Deri tani, së paku një dozë në Komunën e Preshevës e kanë marrë mbi 14 mijë e 500 persona. Kemi arritur mbi 70% të të imunizuarve”,  tha Ylber Veliu, nga Qendra për vaksinim në Preshevë.

Ndërsa numri i të infektuarve është në rënie e sipër në Preshevë megjithatë Ministria e Arsimit në Serbi ka vendosur se në mesin e 40 shkollave të mesme në Serbi edhe 2 shkolla të mesme në Komunën e Preshevës të kalojnë në të ashtuquajturin model C të zhvillimit të procesit mësimor, masë kjo e cila mendohet se do të ketë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close