MB e Kosovës dhe ajo e Britanisë së Madhe nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ka njoftuar se së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kanë rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira.

Njoftimi i plotë:

E arritur me rëndësi shumë të madhe për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.
Sot, së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappey nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kemi rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira.

Falënderim dhe mirënjohje  e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë!

Shumë urime e na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë.

Së bashku më të fortë!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close