IKShPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19.

E MËRKURË

15 SHT 2021

Ekonomi

Politikë

Nacionale

Globi

Opinione

Lifestyle

Kult

Sport

Kalendari

Video

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen: Pfizer e AstraZeneca s’përmbajnë virus të gjallë që shkakton Covid-19

PRISHTINË | 15 SHT 2021 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19.

IKSHPK thotë se Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuar nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer.

“Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”.

Lexoni të plotë thirrjen e IKSHPK-së për tu vaksinuar:

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi: Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuar nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close