280 mijë nxënës përfitojnë librat shkollorë falas në Shqipëri

Nisma “Librat Falas” po vijon në të gjitha shkollat publike në Shqipëri iduke i pajisur të gjithë nxënësit e ciklit 9-vjeçar me tekstet shkollore.

Përveç kësaj kategorie, janë përfshirë edhe kategoritë në nevojë të ciklit të mesëm, nga klasa 10-12.

Pikërisht me këtë njoftim në rrjetin social Facebook, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur vazhdimin e shpërndarjes së librave, nismë nga e cila kanë përfituar 280 mijë nxënës.

“Mirëmëngjes dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close