Ende shumë gjermanë të pavendosur në prag të zgjedhjeve

ATSH-DPA/ – Shumë gjermanë që kanë vendosur të votojnë ende nuk e dinë se për kë do të votojnë, më pak se dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, më 26 shtator.

Ky është rezultati i një sondazhi nga ”Allensbach”, i porositur nga gazeta ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, për të cilin 1 258 persona u pyetën midis 1 dhe 7 shtatorit.

Sipas sondazhit, vetëm 60 për qind e atyre që kanë vendosur të votojnë e dinë cilën parti apo politikan do të mbështesin.

Katër vjet më parë, kjo shifër ishte 65 për qind dhe në 2013 ishte 76 për qind.

Gjashtëdhjetë e tre përqind cituan faktin se nuk gjetën asnjë nga kandidatët kryesorë bindës si arsyeja më e rëndësishme për pavendosmërinë e tyre.

Elektorati gjithashtu ka një opinion të përgjithshëm negativ për partitë, me 56 për qind të të anketuarve që thonë se asnjëra nga partitë nuk po e prezanton veten mirë.

Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, një pjesëmarrje e lartë pritet falë votimit me postë.

Sipas sondazhit, 87 për qind e votuesve thonë se do të votojnë dhe 72 për qind thonë se do të votojnë patjetër./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close