Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit

Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit: Dua t’i përkushtohem Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit të Republikës së Kosovës.Në fjalimin e tij, Ismaili tha se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.
“Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë- Prishtinës – dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, ka thënë Ismaili.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Uran Ismaili ishte më i votuari nga radhët e PDK-së dhe ndër më të votuarit në Kosovë, me rreth 27 mijë vota.

Lexoni fjalimin e tij të plotë:Sot dhashë dorëheqjen time nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që më votuan dhe më dhanë nderin dhe privilegjin për t’i përfaqësuar në Kuvend.
Ky funksion, megjithatë, besoj se është i papajtueshëm me qëllimin tim për t’u bërë Kryetari i ardhshëm i Prishtinës.
Si Kryetar i Prishtinës, detyra ime do të jetë t’u shërbej të gjithë qytetarëve;
Të BASHKOJ të gjithë qytetarët në rregullimin e problemeve të jetës sonë të përditshme.
Të punojmë në mënyrë që ta bëjmë Prishtinën një vend më të mirë për të GJITHË.
Dhe kur them PËR TË GJITHË, e kam fjalën PËR TË GJITHË.
Kuvendi për nga natyra e tij është konfrontues dhe ngjyrat e partive politike dinë të jenë përçarëse.
Kjo nuk është e dobishme për qytetin tonë, për komunitetin tonë, për familjen tonë.
Një kryetar i mirë nuk qeverisë në bazë të ngjyrave partiake. Dhe unë e kam ndërmend të jem një kryetar i mirë.
Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë Prishtinës dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim.
Edhe  kjo që po e bëj sot, është se unë po tërhiqem një hap prapa nga politika e përditshme  sepse kam besim se me mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi të Prishtinës, më 17 tetor, ne do të nisim shndërrimin e Prishtinës në një qytet të pastër, të gjelbër e të sigurt.
Në një qytet digjital modern.
Në një qytet miqësor për qytetarët e tij, dhe në një destinacion atraktiv për vizitorët e tij.
E në këtë qëllim, Prishtina na bashkon të gjithëve.
FALEMINDERIT

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close