Ricardo Guterres:”Turp të keni, Kryeministër Edi Rama”

Tiranë – Federata Evropiane e Gazetarëve dënoi veprimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili, siç thuhet, injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova.

Kjo ndodhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

“Të keni turp, Kryeministër Edi Rama, që i keni injoruar qëllimisht pyetjet e gazetarëve të Kosovës. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon një segregacion/ndarje të tillë të paparë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ricardo Guterres në Twitter.

Siç njoftohet nga reporterët nga Kosova që ishin atë ditë të pranishëm aty, gazetarët nga gjashtë media nga i Kosova pritën pa sukses për 40 minuta për të pasur një shans për të bërë një pyetje.

Theksohet se të gjithë gazetarët ishin të akredituar dhe u paraqitën personalisht në konferencë./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close