Lajçak:Me Kurtin nuk biseduam për hapjen e arkivave të Kosovës

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk është diskutuar për hapjen e arkivave të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në.

Ai para gazetarëve theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë.

Lajçak: Diskutuam me Kurtin për situatën e tanishme të dialogut

“Ajo çfarë kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por më e rëndësishmja është dialogu dhe situata e tanishme e dialogut… Unë jam këtu për tri ditë, unë do të kem shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për këtë. Unë do të takohem me zëvendëskryeministrin Bislimi tash, për të diskutuar detajet më vonë dhe sikurse e dini do të takohem edhe me partitë e ndryshme politike dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë”, tha ai.

I pyetur se a ka diskutuar për hapjen e arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në, diplomati sllovak tha se nuk është hapur kjo temë.

Lajçak: Jo nuk kemi diskutuar për këtë çështje

“Jo, nuk kemi diskutuar për këtë çështje”, tha ai.

Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore, derisa nesër do të ketë takime të tjera me krerë institucionalë dhe atyre të partive politike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close