Drenica mund Ulpianën

Albert Dabiqaj në minutën e 96-të ka prish festën e Prishtinës, duke ia siguruar barazimin Gjilanit (1-1), në sfidën që u zhvillua sot në ‘Fadil Vokrri’, në derbin e kësaj mesjave, raporton RTKLive.com.

Kampionia në fuqi e Kosovës, ishte afër fitores së parë, por Dabiqaj nuk mendoj kështu duke shënuar gol në kohën shtesë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse kryeqytetasit patën një rast ideal. Goli i Prishtinës erdhi në finish të ndeshjes përmes Besnik Krasniqit (84’), i cili shënoi nga pika e bardhë pas rishikimit nga VAR-i.

Dhe kur pritje fitorja e parë e Prishtinës këtë sezon, ishte Dabiqaj, i cili në minutën 96-të, tundi portën e prishtinasve duke ia siguruar një pikë të madhe skuadrës së Ismet Munishit.

Pas këtij barazimi, Prishtina ka dy pikë dhe renditet e nënta, kurse, Gjilani shkon në kuotën e gjashtë pikë dhe renditet në mesin e tabelës.

Ndërkohë, sfida tjetër e ditës së sotme mes Ulpianës dhe Drenicës është mbyllur me fitoren e drenicasve prej 0-1. Kreshnik Uka realizoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit. /RTKLive.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close