Facebook shuan llogaritë e “Querdenker”

Gjiganti i internetit në SHBA i ka vënë qëllim vetes të heqë nga platformat e veta rrjetet “e dëmshme”. Kompania bllokoi një sërë llogarish të hapura në kohën e pandemisë së koronavirusit të lëvizjes “Querdenken”.

Facebook-u sipas të dhënave të veta ka gati 150 llogari dhe grupe nga platformat e veta në internet, të cilat koncerni amerikan i ka klasifikuar që i përkasin lëvizjes së diskutueshme “Querdenker”, mendim i skajshëm. Ky ë shtë aksioni i parë mbarë botëror, që drejtohet kundër një grupimi, i cili “nxit dëm ndaj shoqërisë “, komunikoi menaxher i sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher.

“Querdenker” janë prekur tani në Facebook dhe në Instagram. Por nuk ë shtë  prekur shërbimi chat i tyre në WhatsApp, që gjithashtu i përket koncernit Facebook.

Nathaniel Gleicher: Përmbajtjet e “Querdenker” përmbajnë potencial dhune. Gleicher e akuzon lëvizjen “Querdenkern”, se në mënyrë  të përsëritur ka shkelur standardet e komunitetit në Facebook. “Ndër to bën pjesë  publikimi i informacioneve të rreme lidhur me shëndetin dhe nxitja e dhunës”, shpjegon menaxheri. Gjithashtu është identifikuar një listë e “Querdenker” në faqet e internetit, që nuk mund të lidhen më me Facebook-un.

“Corona-Diktatur”

Përmbajtjet e kontestuara, sipas Facebook, kanë  të bëjnë  në radhë të parë me përhapjen e “teorive të konspiracionit të “diktaturës corona”. Në  këto postime dhuna është  paraqitur si mjet i mundshëm për të sprapsur masat kufizuese të qeverisë lidhur me të drejtat e lirive personale në  emër të pandemisë.

Michael Ballweg, themeluesi i lëvizjes “Querdenker”, deklaroi, se do të ndjekë hapat ligjorë kundër shuarjes së llogarive në facebook. Faqja e facebook-ut “Querdenken 711” me mbi 30.000 të abonuar ka publikuar përmbajtje me temë të drejtat themelore dhe liria e mendimit, Muajt e fundit ka pasur disa raste të hapjes së proceseve kundër shuarjes së llogarive, tha Ballweg.

 

w a/cw (dpa, rtr, afp)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close