Rusia fillon zgjedhjet disaditore parlamentare, pa praninë e OSBE-së

ATSH-DPA/ – Rusët filluan të votojnë për zgjedhjet parlamentare për 450 deputetë në Duma, por një fitore e ”Rusisë së bashkuar”, partisë në pushtet, që ka mbështetur presidentin Vladimir Putin për dy dekada, konsiderohet një përfundim i pashmangshëm.

Votimi do të zhvillohet gjatë tre ditëve, sipas autoriteteve, një vendim i marrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, por që sipas opozitës rrit shanset për mashtrime.

Kremlini ka burgosur anëtarë të opozitës, madje ua ka ndaluar atyre edhe kandidimin.

Ndërkohë, një media e pavarur është mbyllur muajt e fundit pasi autoritetet i kanë shënjestruar si “agjentë të huaj”, ndërsa vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të mungojnë.

Kreu i opozitës Alexei Navalny po përpiqet, nga burgu, të promovojë Votimin e Zgjuar (Smart Voting), një strategji në të cilën votuesit antiKremlin japin mbështetjen e tyre në masë për kandidatët që shihen se kanë shansin më të mirë për të rrëzuar pushtetin aktual.

Nga burgu i tij, në lindje të Moskës, Navalny ka qenë në gjendje t’u dërgojë mesazhe mbështetësve të tij duke u kërkuar atyre që të bashkohen në rrëzimin e regjimit “të korruptuar” të Putinit.

“Ne mund ta bëjmë, ne jemi më shumë se kurrë”, theksoi Vladimir Milov kohët e fundit në kanalin e tij në YouTube, një nga bashkëpunëtorët e shumtë të Navalnyt, i cili përpiqet të zgjojë entuziazmin e opozitës.

”Rusia e bashkuar”, e cila është aleate dhe në shumë raste e identifikuar me oligarkët rusë, aktualisht ka 336 deputetë në Duma, Dhoma e Ulët e parlamentit rus./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close