Nik Gjeljoshaj,Deputeti shqiptar që riciklon Fjalorin e Gjuhës Malazeze

PODGORICË, 10 qershor /ATSH-AA/ – Deputeti i Alternativës Shqiptare në parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeljoshaj ka ricikluar disa fletë të Fjalorit të kontestuar të Gjuhës letrare dhe popullore të Malit të Zi, në shenjë proteste ndaj disa shprehjeve të diskutueshme që ai përmbante.

Nik Gjeljoshaj

”Këtë akt e bëra në emër të të gjithë shqiptarëve, sepse akademikët e Akademisë të Shkencave dhe Arteve Malazeze (CANU), ndër të tjera, termin ‘shqiptarizim’ e ka përshkruar si imponim të gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare ndaj kombeve të tjera”, deklaroi Gjeljoshaj.

“Popullin që unë përfaqësoj, ky Fjalor nuk e fyen vetëm në baza kombëtare, por edhe në baza fetare. Ne kurrë nuk kemi thënë se do të djegim diçka, kjo nuk është mënyra e veprimit tonë politik. Kjo është mënyra e veprimit të autorit të këtij teksti. Ne do t’i bashkohemi veprimit planetar, që do të thotë të riciklohet ajo që nuk është në përdorim. Në emër të popullit shqiptar, kudo që jetojnë, tani unë do ta ricikloj këtë fjalor”, tha Gjeljoshaj dje në parlamentin malazez, pas së cilës ai e ricikloi fjalorin.

“Shpresoj që kjo letër e pavlerë tani do t’i shërbejë dikujt për të publikuar të vërtetën”, tha Gjeljoshaj.

Përfaqësuesit shqiptarë dhe boshnjakë në Malin e Zi kanë reaguar ashpër kundër “fyerjeve të rënda ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar, boshnjako-musliman dhe qytetarëve të besimit islam” që përmban fjalori i ri i gjuhës malazeze, kurse nga Ministria malazeze e Shkencës kanë kërkuar që të ndalojë çdo lloj të botimit apo shitjes së tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close