Maqedonia V. e 4-ta në botë për viktima nga COVID, për 1 milion banorë

Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga koronavirusi ndërsa numër i lartë i të vdekurve regjistrohen në valën e katërt të pandemisë me koronavirusin në vend.

Të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e personave të vdekur që janë evidentuar brenda 24 orëve.

Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani. Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vdekur ndërsa më 7 prill 1300 raste dhe 51 të vdekur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close