Mediat:”Dyshohet se Policia e Kosovës është sulmuar sonte me armë zjarri në Zubin Potok”!Propaganda serbe tërë ditën i ka “mëshuar këtij tupani”

Gjithë ditën sot në mediat beogradase janë dhënë informacione dhe deklarime të zyrtarëve serb se kinse qeveria Kurti po përgatitë masa të cilat “kërcënojnë” popullin serb në Veri të Kosovës.

Ishte njoftuar se Policia e Kosovës konfirmoi sonte se po vendosen kontejnerë pranë vendkalimit kufitar në Jarinje.

Ata deklaruan se qëllimi i atij aksioni është përmirësimi i infrastrukturës, pra kushtet për punën e punonjësve të policisë.

Zyrtar serb nga Kosova dhe Serbia këto veprime janë munduar t’i paraqesin si kërcënim për popullin serb!

Presidenti i Leposaviqit, Zoran Todiç, deklaroi për median serbe në internet se “qytetarët e Leposaviqit, por edhe të gjithë veriut, janë të shqetësuar për shkak të këtyre ngjarjeve”,duke shtuar :”ne do të analizojmë me kujdes situatën e re”.

Përderisa nga Veriu.info në orët e mbrëmjes është raportuar se të “shtëna me armë janë dëgjuar në Komunën e Zubin Potokut, pak minuta më herët.”
-Mësohet se plumbat janë shkrepur në drejtim të policëve të Kosovës.
Nuk ka informacione nëse plumbat kanë goditur ndonjë zyrtarë.

 

Tani mbetet të shihet nëse e tërë kjo ka ndonjë lidhje me ngjarjet dhe prononcimet  e sotme nga zyrtar serb./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close