Studimi : Çdo i treti pacient ka probleme afatgjata pas coronavirusit

Një studim i ri i botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se afërsisht një në tre persona që kishin Covid-19 raportuan se kishin simptoma dy muaj më vonë.

Një studim i kryer në Long Beach, California, tregoi se një e treta e atyre që ishin pozitivë për virusin korona raportuan të paktën një simptomë të sëmundjes katër ose më shumë javë pas testit pozitiv, raporton Zëri i Amerikës.
Sipas CDC, simptomat e sëmundjes ishin më të këqija tek gratë, afrikano-amerikanët, mbi moshën 40 vjeç dhe ato me probleme ose gjendje shëndetësore .

CDC përshkruan “covidin e gjatë” si simptoma që ndodhin katër ose më shumë javë pas një testi pozitiv të sëmundjes.
Në studim, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale në Long Beach intervistoi 366 njerëz, të moshës 18 vjeç e lart, të zgjedhur rastësisht nga dy grupet e testimit pasi morën një test pozitiv midis 1 Prillit dhe 10 Dhjetorit 2020./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close