Ministrja Gërvalla: Tensioni i krijuar është veprim i njëanshëm i Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se vendimi i Qeverisë për reciprocitet me Serbinë është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Gërvalla këto komente i bëri në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anze Logar, në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.

“Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve.

Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close