THANË PËR SHQIPTARËT…

AMI BOUE, gjeolog i shquar austriak: “Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”.
BAJRONI: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”. Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri… Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën”.
BRANTON, publicist: “Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë, me ushta të gjata dhe me flamurkat në majat e tyre, e nisnin betejën, duke u sulur me vrull mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim”.
B. VRANISHEVIÇ, piktor nga Vojvodina: “Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar… Ata nuk lodhen për pasuri e luks… gjithmonë janë të armatosur, madje edhe gratë, të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit e sigurt… Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”.
ERIKSON, misionar amerikan: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Japin jetën për fjalën e dhënë”.Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close