PO KULTURA E BANIMIT…!?

Përderisa shqiptarët mbajnë debate të ndryshme për kulturën, si tërësi e arritjeve të një populli në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor, megjithatë në këtë drejtim ngecjet janë evidente. Në fakt, shqiptarëve u mungon edhe ajo që është pjesë e pandashme e përditshmërisë, u mungon, ndër të tjera, edhe kultura e banimit, sidomos në objektet e quajtura ndërtesa, ku banimi merr dimensionin e bashkësisë, i cili dimension kërkon, mbi të gjitha, sjellje qytetëruese. Edhe sot e kësaj dite në ndërtesat me shumicë shqiptare, nga katet e larta, pa fije turpi, hidhen qeset e mbushura me plehra.

Ose, së fundi, është bërë “trend” që plehrat të lihen në ashensor dhe shtypet butoni që çon në katin e poshtëm, kurse autori i këtij krimi mbetet anonim. Të mos flasim për korridoret e shndërruara në depo me materiale të ndryshme, përfshi edhe bidonët me turshi dhe shumë anomali tjera, të cilat dëshmojnë për mungesën e madhe të kulturës së banimit, që krijon një pasqyrë tejet të shëmtuar. Kjo tregon se gjendja shpirtërore, morale dhe religjioze e shqiptarëve akoma nuk është liruar nga ndryshku i prapambetjes. Mungesa e kulturës së banimit është e lidhur ngushtë me mungesën e edukatës familjare, përkatësisht mungesën e cilësive shpirtërore, mendore, fizike, morale, estetike, mungesën e shprehive për të manifestuar sjellje qytetëruese. Kur kjo na mungon, atëherë çdo debat tjetër për kulturën është thjeshtë debat i kotë…/HEJZA/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close