Kryeministri Kurti:`Përkushtohemi që FSK-ja të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s`

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët” tha se po përkushtohen në avancimin e kapaciteteve të Ushtrisë në mënyrë që ajo të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s.

Kurti tha se Republika e Kosovës e merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ai tha se i janë mirënjohës NATO-s për rolin e rëndësishëm përmes KFOR -it e ka luajtur në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

“Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të ngrisim institucionet tona për të siguruar mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, nga një komb që është konsumator i sigurisë te një që është ofrues i sigurisë. Qeveria është e përkushtuar që të avancojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s në operacionet vitale të ruajtjes së paqes”, tha Kurti.

“Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha ndër tjerash kryeministri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close