EKSPORTIMI I ZEZAKEVE DHE IMPORTIMI I SHQIPTAREVE

NGA FAHRI XHARRA     Gjakovë 


Që skllavëria ka qenë dhe ka lulëzuar në Afrikë edhe para tregtisë transatlantike të skllevërve ka fakte dhe shënime të thukëta. Por, kapja dhe shitja e skllevërve përtej Atlantikut në mes të viteve 1450 dhe 1850 e ka inkurajuar ekspansionin dhe e ka përsëritur shndërrimin e skllavërisë brenda Afrikës në atë pikë sa që sistemet e skllavërimit bëhen sisteme qendrore në të gjithë kontinentin. Arsyet e ndryshme të skllavërimit duhen të dallohen si ndryshime kruciale në përcaktimin e asaj se cilët janë faktorët e rëndësishëm që një popull të skllavërohet. Tregtia me skllevër duhet të lidhet me ngjarjet dhe proceset specifike në Afrikë. Një fakt i pamohueshëm është se tregtia atlantike e skllevërve u rrit nga një skllavëri që veç ekzistonte në Afrikë dhe vendet arabe, por kjo ishte shumë më fitimprurëse. Përkundër rreziqeve, ilegalitetit dhe ndryshkjes së statusit social, tregtia me njerëz sillte fitime të mëdha. Kjo shihej në atë që çmimi i robërve rritej përditë e më tepër.
Arabët e kishin institucionalisht të lejuar skllavërimin. Kurani e lejonte me habitet 16:76, 30:28,16:71, 70:29-30, 23:5-6, 33:50 etj., skllavërimin e femrave dhe fëmijëve, në fillim të fiseve arabe: Kuraiza, Khajbar, Mustalik dhe Hauazin etj, e më vonë me rritjen e fuqisë islamike u rrit skllavëria në shkallë botërore. Çdoherë që myslimanët korrnin fitore, me vete sillnin fëmijë dhe gra të skllavëruara. Kur gjeneral Musa e robëroi Afrikën Veriore në vitin 698, solli me vete 300.000 skllevër, kurse nga Spanja në vitin 715 i solli 30.000 virgjëresha të bardha visigote. Ndërsa, Sulltan Mahmudi, pas zaptimit të Indisë (Pakistani dhe Bangladeshi i sotëm) i solli në vitet 1001-1002 mbi 500.000 gra dhe fëmijë.
pic_giant_020915_sm_slave-chains_0Skllevërit punësoheshin si punëtorë krahu, ata përqendroheshin në lokacione të veçanta për punë në miniera, anijesi dhe kullimin e fushave kripore. Ishin të zinj nga Afrika Lindore, të kapur, të shitur apo të këmbyer. Numri i tyre ishte shumë i madh. Tregtarët arabë eksportuan mbi 17 milionë ( të gjithë zezak të muslimanizuar )
skllevër në brigjet e Oqeanit Indian, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Eksporti kryhej nëpër Detin e Kuq, trans-Sahara dhe Afrika Lindore-Oqeani Indian. Në mes të viteve 1450-1850 (1850, koha e abolicionit), 12 milionë afrikanë u ngarkuan nëpër anije nga Afrika nëpër Oqeanin Atlantik për në Amerikën Veriore, Jugore dhe Indinë Perëndimore me një shkallë të vdekshmërisë rreth 20%. Tregtia e skllevërve afrikanë e ndryshoi botën, kurse në Afrikë tregtia me njerëz e stimuloi rritjen e mbretërive të fuqishme arabe.
Nga pikëpamja myslimane, Ligji i ndalimit të skllavërisë (koha e abolicionit e vendosur nga Anglia) ishte e pakuptimtë: të ndalosh diçka çka Zoti e lejon është njëlloj sikur të veprosh kundër asaj çka Zoti e ndalon. Të mos harrojmë se zezakëve të Afrikës iu është ndërruar feja shumë më herët dhe si myslimanë kishin shkuar në Amerikë.
Edhe Perandorisë Otomane i lejohej tregtia me skllevër dhe atë me skllevër të bardhë, nga vendet e ndryshme. Që nga koha kur shkelën në tokat tona, pra qe 622 vjet, e filluan bartjen e shqiptarëve nëpër vendet e ndryshme të Perandorisë Anadollake, në Azi. Shënimet e sakta për fatkeqësitë e shpërnguljeve, bartjen dhe shpopullimin e tokave tona janë pas Konferencës së Berlinit, kur i humbëm edhe 2/3 e tokave tona. Vitet 1912-1913 ishin tragjike për ne. Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin serb të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin “Politiçko Odelenje”, jepen të dhëna të detajuara për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të 12.04.1914, gjatë viteve 1912-13 vetëm në Turqi janë shpërngulur mbi 300.000 veta. Në këtë numër nuk janë përfshirë fëmijët nën moshën 6-vjeçare. Të gjithë janë bartur nga porti i Selanikut me 395 anije të ndryshme.
Marrëveshjet ,për bartjen e popullsisë muslimane (shqiptare) nga tokat “serbe” janë bërë edhe shumë më herët ,qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e Stambollit ,me ç’rast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët( pra shqiptarët) duhen të shpërngulën “orë e më parë”.Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh.. Dhe Turqia i merrte groshët, na merrte neve , na zhbënte nga tokat tona dhe ne….duhej të shpërngulëshim nga nga tokat tona
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, që kishin mbetur nën Jugosllavi, duhet cekur se u krye në stilin e shitblerjes së skllevërve, pra në marrëveshje mes shitësit e blerësit (Jugosllavisë e Turqisë). Marrëveshja e 11 korrikut 1938 kontraktonte bartjen e 40 mijë familjeve shqiptare brenda 8 viteve të ardhshme. Nga ky dokument mësojmë se, duke u identifikuar si “turq” ose “myslimanë”, ata i kishin lënë tokat e tyre stërgjyshore. Ç’donin turqit nga shqiptarët dhe kush ua jepte të drejtën turqve të bënin konventa të tilla me Serbinë, për një popull që u myslimanizua? Pse nuk merrnin serbë për popullimin e shkretëtirave të Anadollit?
Ja disa nga detajet e kësaj marrëveshjeje. “Qeveria e Turqisë dhe Qeveria e madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë shpërnguljen e “myslimanëve” nga rajoni i Serbisë së Jugut, njëherësh vlerësojnë se kjo popullatë në përgjithësi e ka humbur të drejtën e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t`u bashkohen etnikëve të tyre natyralë në Turqi (!).
Nga “eksporti “ në Turqi përjashtoheshin ose Turqia nuk donte as romë, as egjiptas e as ashkalij
Osmanët le që na rrjepën gjenetikisht për 500 vjet, por marrin të drejtën që edhe t`i ndihmojnë Jugosllavisë në zbrazjen e territoreve tona nga ne në emër të fesë. Të shpërngulurit duhej të nënshkruanin para autoriteteve se me dëshirë heqin dorë nga nënshtetësia jugosllave dhe para autoriteteve turke të pranonin të ndërronin emrin dhe të deklarohen si turq. Pra, në emër të fesë, në emër të dashurisë 500-vjeçare, Kosova, Maqedonia dhe Serbia Jugore zbrazeshin nga “myslimanët”.Ky ishte një veprim i otomanëve.
Në emër të fesë u krye edhe zbrazja e Çamërisë nga shqiptarët, si myslimanë të Turqisë. Aty kishte një lloj shkëmbimi mes Turqisë dhe Greqisë. Shkëmbehej malli “mysliman” i Çamërisë me mallin e krishterë nga Turqia. Edhe këtu Turqia i ndihmonte vëllezërit myslimanë që t`i bashkohen bashkë fetarëve të tyre dhe në të njëjtën kohë ia mundësonte Greqisë “homogjenitetin etnik grek” në tokat shqiptare. Më 30 janar 1923, në Llozanë u nënshkrua Marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e grekëve të Anadollit me “turqit” e Greqisë. Të shkëmbyerit duhej të linin vendin pa të drejtë kthimi. Në këtë marrëveshje nuk përfshiheshin turqit e vërtetë të Trakisë Perëndimore, si romët të cilët edhe sot e kësaj dite jetojnë aty. Nën etiketën “turq” apo “myslimanë”, ata larguan me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri. Bandat e hajdutëve profesionistë terrorizonin popullsinë shqiptare myslimane të deklaroheshin “turq” . Numri i të shpërngulurve nga Çamëria ishte shumë i madh, aq i madh e deri në zbrazje.
Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve . Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.

    

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close