Lajm i mirë për Kosovën, Ibra s’luan kundër Kosovës

Kosova do të përballet me Suedinë në transfertë, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, ndërsa për trajnerin Bernard Challandes ka ardhur një lajm mjaft i mirë.

Kjo pasi gjiganti suedez Zlatan Ibrahimovic nuk do t’u bashkohet skandinavëve për eliminatoret e radhës, pasi vuan nga një dëmtim muskulor dhe do të qëndrojë në Milano për t’u rikuperuar plotësisht.

Pak ditë më parë trajneri Janne Andersson zbuloi se i ka dërguar ftesë edhe Ibrës për ndeshjet e fillimit të tetorit, por duket se pas një bisede telefonike mes të dyve, është vendosur që 39-vjeçari të qëndrojë në Milano.

Mungesa e Ibrës do të jetë një lajm i mirë për “Dardanët”, pasi dihen vlerat e bomberit 39-vjeçar, megjithatë Suedia mbetet një kundërshtar shumë i fortë, që në fillim të shtatorit befasoi edhe Spanjën në ndeshjen direkte.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close