Qytetarët mirëpresin vendimin për gastronomi

Në lokalet e gastronomisë në hapësirat e mbyllura nuk mund të hyhet pa certifikatën e vaksinimit ose testet negative për COVID-19. Këto janë masat e Qeverisë së Kosovës që kanë hyrë në fuqi me 27 shtator.

Qytetarët e kanë mirëpritur një vendim të tillë. Ata thonë se në ambiente të mbyllura nuk ndihen të sigurt me njerëz të pavaksinuar.

Ti dëgjojmë mendimet e tyre , për vendimin e Qeverisë së Kosovës për një masë të tillë.

“Sa i përket lokaleve, natyrisht që jam dakord të bëhen, sepse asnjëri nuk e di kush është bartës apo kush ka virus. Kështu që për mbrojtjen e qytetarëve, shëndetit publik unë jam dakord të ketë këso masash për shëndetin e njeriut”, thotë ai.

“E shkëlqyeshme, ky është një veprim i mirë të dëshmojmë vaksinimin. Njerëzit duhet të gjithë të vaksinohen. Pa vaksinë nuk e shpëtojmë popullin tonë”, shprehet ajo.

Në terren janë parë edhe inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi ka deklaruar se inspektorët janë duke inspektuar në bazë të vendimit të qeverisë.

“Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë gjobë, por asnjë shkelje e masave nuk do të tolerohet. Jemi të interesuar që masat që vendosen të bëhen të zbatueshme në mënyrë që me këtë hapje të lehtë të mos lejojmë që të rritet numri i rasteve me koronavirus”, tregoi ai.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia masat që kanë hyrë të hënën në fuqi do të vlejnë dy javë, por, nuk përjashtohet mundësia që të merren masa të reja kufizuese apo lehtësuese, varësisht nga situata epidemiologjike.

Kosova së fundmi ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

/Radio Kosova

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close