THANË PËR SHQIPTARËT…

MAKSIMILIAN LAMBERC: “Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”.
MARCO NESE, shkencëtar dhe shkrimtar italian, në një vepër të vet të dhjetorit 2004, pas flet me admirim për shqiptarët, të cilët pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare. Sakrifica e shqiptarëve për italianët ka qenë sublim, thotë ai, dhe ne duhet t’i jemi mirënjohëse Shqipërisë.
MARIETA VASILESKU, shkrimtare rumuno-shqiptare: Kam parë një ëmbëltor të Sharrit, shqiptar, i cili edhe pse flinte me hanxharin nën jastëk, ishte njeriu më besnik, më i ndershëm dhe më i guximshëm i Bukureshtit.
MADAM SENJA, greke, nënë e një poeti francez: “Vallja e njohur “hasapikos”, që kërcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapët, përbënte një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga epoka e Aleksandrit të Madh.
MICHAEL ATTALEIATES, kronist bizantin, në vitin1034 ka shkruar: “Arvanitët janë nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma, as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.
SENESHALI I MADH, gjeneral i shquar nga Normandia, i shek. XVI: “Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë dhe nuk zënë asnjë rob lufte, ndaj edhe ne ua bëjmë njësoj. Sa për shqiptarët, ata kanë sjellje krejtësisht tjetër dhe sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë… në ushtrinë e mbretit Luigj XII, ishte formuar një gradë prej 1200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të shkëlqyer, sa që u bënë simbol i armatave franceze për afër një shekull të tërë. Kështu që, mbretërit e tjerë të Francës, për komandant të ushtrisë emëronin gjithnjë ndonjë shqiptar, siç ishte, fjala vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj./Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close