Mehmeti (BQK): Kosova ka plotësuar 2 nga 3 kushtet për Kartonin e Gjelbër

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se industria kosovare e sigurimeve ka treguar një performancë të favorshme, e cila është rezultat i reformave që janë ndërmarrë në këtë sektor.

“Kosova i ka plotësuar 2 nga 3 kushtet kryesore për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër. Këto kushte përfshijnë themelimin e Byrosë Kosovare për Sigurim, aprovimin e Ligjit për Sigurim dhe uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara. Duhet ta kemi parasysh se kjo e fundit nuk është e përfunduar pasi që numri i automjeteve të pasiguruara vazhdon të jetë i lartë. Ekzistojnë shifra të ndryshme lidhur me numrin e automjete të pasiguruara, që flasin për rreth 25-30% të automjeteve që qarkullojnë pa policë sigurimi. Unë konsideroj se kjo shifër është e ekzagjeruar pasi që data baza e regjistrimit në kuadër të MPB-së nuk i është nënshtruar një procesi të pastrimit. Megjithatë, numri është tejet i lartë dhe në nivele të papranueshme. Këtë e them duke u bazuar në faktin se rreth 15% të aksidenteve në vend kanë përfshirje direkt të automjeteve të pasiguruara ndërsa si vlerë e dëmeve, rreth 17% e dëmeve paguhen në këto aksidente”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close