Italia merr rekordin e kungullit më të madh të botës

Italia ka marrë dje stafetën e rekordit botëror për kungullin më të rëndë në botë, duke kaluar pararendësin me më shumë se 30 kilogramë.

Superkungulli 1226 kg ishte rritur në fermën Agritalia, në Peccioli pranë Livornos.

Fermeri fitues, 39 vjeçari Stefano Cutrupi ka fituar edhe herë të tjera rekorde me produktet e tij, kryesisht kungujt.

Ai tha: “Është një kënaqësi e madhe. Prapa rezultatit qëndron një punë e madhe, studime e sakrifica. Shërbimet për një kungull të këtyre dimensioneve zgjasin për 180 ditë të vitit, që prej mbjelljes në sezonin e marsit”.

“60 ditë nevojiten për strukturimin e bimës dhe pjesa tjetër për rritjen e kungullit me të cilin duhet të jetosh çdo ditë, në çdo kusht atmosferik, duke ndërhyrë për ushqimin e tij dhe shtytjen në maksimum të potencialit.”

Tanimë kungujt më të mëdhenj të kompeticionit italian do të dërgohen  në Shtutgart të Gjermanisë, ku pritet të zhvillohet kampionat evropian i rritesve te kungujve.

Italia ka marrë dje stafetën e rekordit botëror për kungullin më të rëndë në botë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close