“In God We Trust”

1 Tetor 1957 – Në kartmonedhën amerikane shfaqet për herë të parë shprehja “In God We Trust”. si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”. Disa thonë se shprehja “Në Zot ne besojmë” është marrë nga hymni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë.” Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë” përkon me mësimin islam, dhe ofron dy paragrafe nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285).

Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, shkruan se prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo. Në judaizëm dhe krishtërim, motoja “Në Zot ne besojmë ” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25). Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parrulla “In God We Trust” të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafeteri, korridore dhe klasa./

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close