Miratohet në parim projekt-kodi i procedurës penale

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar në parim projekt-kodin e procedurës penale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur drejtësi në vendin tonë.

Ajo tha se është adresuar çështja e gjykimit në mungesë për te gjitha veprat penale.

“Në projekt-kodin e procedurës penale, janë adresuar edhe çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale. Gjykimi në mungesë sjellë drejtësi për viktimat. Për rastet që lidhen me luftën nuk ka ndryshim, është ajo që ka qenë më herët”, tha ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close