Arben Vitia jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Ai para gazetarëve foli edhe për situatën dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19 dhe punën e bërë gjatë qeverisjes së tij në këtë dikaster.

“Detyra e ministrit të shëndetësisë është në vetvete një detyrë me privilegj dhe përgjegjësi të lartë. Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që t’i shërbejë me gjithë fuqinë që disponojë popullit që i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. U jam mirënjohës për jetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Jo përvojë na ka transformua të gjithëve pa përjashtim. Por mbi të gjitha në aspektin njerëzor kjo ka qenë pasuria më e madhe që e kam përfituar si qenie njerëzore, mjek, si politikan, si qytetar i atdheut tonë të përbashkët”, tha ai.

“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti për të cilin do të jem mirënjohës”, tha Vitia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close