Në Jarinjë dy “gazetarë” nga Federata e Rusisë kthehen prapa

Dje, në orët e hershme të mëngjesit ishin kthyer prapa në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë edhe dy gazetarëve të tjerë nga Federata e Rusisë.

Gazetari Konstantin Khudoleev dhe kameramani Aleksei Butko-Akkuratov të TV Zvezda, nuk kanë mbetur e bërë lajmin për tensionimin e situatës në kufi me Serbinë, porse materialin e kishin filmuar në anën serbe të kufirit.

Sipas medias italiane, gazetari që kishte provuar të hynte dje në Republikën e Kosovës, dyshohet se është pjesë e spiunazhit rus.

Në fillim të pandemisë, kur Italia ishte e mbërthyer nga COVID-19, “gazetari” Khudoleev kishte qëndruar së bashku me “mjekët e ushtrisë ruse” në ndihmë popullit italian, me sloganin “Me dashuri nga Rusia”.

Media italiane “La Stampa” kishte analizuar zbarkimin e trupave ushtarake ruse në Itali në vitin 2020, si pjesë e kontingjentit të “ndihmës” të Rusisë në luftimin e koronavirusit në Itali.

Një analizë e materialit të siguruar nga “La Stampa”, thuhet se ky mision u udhëhoq nga inteligjenca ushtarake ruse. Disa nga trupat ruse të zbarkuara në Itali, thuhet se kishin studiuar gjuhën e vendit pritës, e cila është një praktikë e inteligjencës ushtarake ruse ose forcave të operacioneve speciale ruse.

Pjesë e këtij ekipi ishte edhe gazetari rus i kanalit “Zvezda” (pjesë e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes), Konstantin Khudoleev, i cili flet gjuhën angleze, frënge dhe gjermane, dhe i cili më parë është plagosur nga një mjet shpërthyes gjatë zbarkimit të tij në Siri. Gjithashtu, ai përpiloi raporte që diskreditonin ngjarjet e Bolivisë.

“La Stampa” kishte analizuar arritjet e mëparshme të Konstantin Khudoleev dhe kishte ardhur në përfundimin se ai mund të jetë pjesë e inteligjencës ushtarake ruse, të cilët marrin pjesë në operacione psikologjike (psy-ops).

Përfundimi i raportimit të “La Stampa” thotë se ekzistojnë dokumente që dëshmojnë se 80% e ndihmës ruse të dërguar në Itali ishte, në fakt, e padobishme, ndërsa trupat e dislokuar nuk ishin vetëm mjekë ushtarakë apo kimistë ushtarake, por ishin edhe zyrtar të Inteligjencës Ushtarake Ruse.

Në muajin Nëntor të vitit 2017, pesë ushtarakë rus dhe katër gazetarë rusë, përfshirë edhe Konstantin Khudoleev, ishin plagosur nga një mjet shpërthyes në Siri, të cilët më pas u evakuuan në bazën ajrore ruse “Hmeimim”. Lidhur me këtë incident kishin reaguar ministri rus i mbrojtjes, Shoigu, dhe ministrja e jashtme, Zakharova.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close