Gjeorgjia arreston ish-presidentin Mikheil Saakashvili

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, ka thënë se ish-presidenti i këtij shteti, Mikheil Saakashvili, është arrestuar në Gjeorgji, disa orë pasi është kthyer nga mërgimi, në prag të zgjedhjeve lokale.

Saakashvili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ka thënë Garibashvili, në një konferencë për media më 1 tetor.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Vendndodhja e Saakashvilit ka qenë e panjohur për disa orë, pasi ai ka postuar një video në rrjetin social, Facebook në mëngjesin e së premtes, duke thënë se është në qytetin Batumi, pas tetë vjetëve që është larguar nga shteti i Kaukazt Jugor.

Autoritetet kanë thënë më vonë se nuk ka të dhëna që Saakashvili e ka kaluar kufirin dhe partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane e ka akuzuar atë për kthim të rrejshëm në Gjeorgji.

Saakashvili, që deri më tani ka jetuar në Ukrainë, ka thënë më herët gjatë kësaj jave se ai planifikon të niset drejt Tbilisit për të ndihmuar në “ruajtjen e shtetit” në ditën e zgjedhjeve.

Saakashvili ka shërbyer si president i Gjeorgjisë nga janari i vitit 2004 deri në nëntor të vitit 2013, kur është larguar nga zyra.

Ai ka mbajtur së fundmi disa pozita qeveritare në Ukrainë, dhe ka qenë për një kohë guvernator i rajonit të Odesas.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close