Automjeti i UNMIK-ut në barrikadat e veriut?

Pas 12 ditësh qëndrimi si pjesë e barrikadave të serbëve në afërsi të pikave kufitare me Serbinë, sot do të largohen të gjitha automjetet e barrikaduara, me të cilat ishte bllokuar rruga.

Përveç shumë kamionëve, e kamionetave të tjera, për të gjitha këto ditë të barrikadave, ishte edhe kjo kamionetë, në targat e së cilës shkruhet UNMIK dhe EU?
Sipas të dhënave, kjo lloj targe nuk është e zakonshme për UNMIK.
Por, në të kaluarën, automjetetet e UNMIK-ut janë përdorur për t’Iu dalë në ndihmë serbëve të veriut.
Në fund të majit 2019, një zyrtar i UNMIK-ut, kishte përdorur autoritetin e tij jashtëligjshëm, dhe së bashku me makinën e tij, kishte bllokuar njërën nga rrugët e komunave veriore. Në kwtw rast, zyrtari rus Mikail Krasoshchekov, po pengonte organet e rendit ndaj disa individwve qw ishin tw lidhur me krimin e organizuar nw komunat veriore.
Madje, në automjetin zyrtar të UNMIK-UT, të cilin e shfrytëzonte zyrtari rus Mikhail Krasnoshchekov, ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drunj për ta bllokuar rrugën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close