Njësia Speciale nuk largohet pa u hequr barrikadat

Me marrëveshjen për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte paraparë që në ora 08:00 të së shtunës të fillojë largimi i barrikadave në veri dhe vendosja e KFOR-it në Bërnjakë dhe Jarinjë.

Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se procesi është ndalur për shkak se Njësia Speciale po pret fillimisht largimi ne barrikadave, ndërsa protestuesit po kërkojnë që njëherë të largohet Policia e Kosovës.

Ndërkohë forca të shumta të KFOR-it kanë dalë në vendngjarje dhe njëra korsi është liruar për qarkullim.

Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, sot në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa që nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia do të përdorin stikersat në vend të ndërrimit të tabelave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close