Kolonia e humbur e Cartierit

2 Tetor 1535 – Jacques Cartier zbulon zonën ku sot ndodhet qyteti Quebek në Montreal dhe aty krijon një koloni, e cilësuar e humbur. Më 18 gusht 2006, arkeologët kanadezë thanë se kishin zbuluar gjurmë të kolonisë së humbur të Cartierit; në vendin ku lumi Cap Rouge bashkohet me lumin Shën Lorenc. ata kishin gjetur copa druri të djegur që datojnë në mesin e shekullit të 16-të, si dhe një fragment të një pjate porcelani e prodhuar në Itali, në mesin e viteve 1500, që mund të kishte qenë e ndonjë aristokrati francez, pjestar në koloni. Kolonia e Kartierit është cilësuar si vendbanimi i parë evropian në Kanadanë moderne, që nga viti 1000 kur një ekspeditë vikingësh themeloi një fshat në veri të Newfoundlandit. Zhak Kartier kreu gjithsej 3 ekspedita në Kanada, para se të kthehej në Francë. Ai është gjithashtu një nga eksploruesit e parë që shpalli zyrtarisht se Bota e Re është një masë e ndarë toke nga Evropa dhe Azia.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close