Tajvani thotë se Kina ka nisur 38 aeroplanë në zonën e mbrojtjes

Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e saj të mbrojtjes të premten, çka përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha.

Tajvani është përgjigjur duke aktivizuar aeroplanët që ka, ashtu sikurse sistemet raketore.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të veten, mirëpo Tavajni e konsideron veten shtet sovran.

Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës, afër ishullit.

Qeveria e Pekinit- e cila është duke shënuar 72 vjet prej kur është krijuar Republika Popullore e Kinës – nuk ka bërë ndonjë koment për këtë çështje.

Mirëpo më par, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se fluturime të tilla synojnë të mbrojnë sovranitetin e Kinës, si dhe të shënjestrojnë “bashkëpunimin“ në mes të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close