Elezi: Më shumë se 18 mijë të vdekur janë larguan nga lista votuese

Emrat e më shumë se 18 mijë personave të vdekur janë larguar nga lista votuese e Zgjedhjeve Lokale e cila do të shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme me qëllim të pastrimit dhe saktësisë së listës votuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me pastrimin e listës votuese. Në këtë drejtim, është bërë një punë e madhe në zgjedhjet e fundit të të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Që nga procesi i fundit zgjedhor, KQZ-ja ka gjetur një metodë të veçantë që i shërben pastrimit dhe saktësisë të listës votuese. Nga departamenti i pensioneve që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kemi pranuar një bazë të të dhënave me emrat e personave të cilët janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes dhe zyrtarët e KQZ-së kanë dalë në teren dhe kanë verifikuar këto të dhëna”, tha Elezi.

Sipas Elezit, procesi i verifikimit në terren është bërë përmes zyrave të gjendjes civile në komuna; bashkësive lokale fetare dhe përmes përfaqësuesve të fshatrave.

“Pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, numri i personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese është 18 mijë e 252. Pjesë më e madhe e tyre, 14 mijë e 81 emra, janë larguar nga lista votuese sepse të njëjtit janë larguar nga skema pensionale”bëri të ditur Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Elezi, bëri gjithashtu të ditur se pjesë e listës votuese nuk do të jenë as personat të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Ky numër, vetëm prej pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, është 1 mijë e 158 persona.

Në fillim të muajit shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021. Sipas kësaj liste, e cila do të shpërndahet në vendvotime, më 17 tetor, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15 mijë e 532 votues.

Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë do të hapen 883 qendra të votimit, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close