Llapi shijon fitore e parë

Përballja e rivalëve të vjetër ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, është mbyllur pa gola.

Gjilanasit dhe prishtinasit u ballafaquan në Gjilan, në sfidën kryesore të kësaj fundjave në BKT Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.

Dueli mes këtyre dy skuadrave më nam në futbollin tonë, ka prodhuar lojë mesatare, edhe pse është parashikuar një ndeshje më e fortë.

Të dy skuadrat tentuan që të gjejnë rrugën e golit, megjithatë, asnjëra skuadër nuk ia doli që të paktën një herë ta çoj topin në rrjetë.

Në radhët e Prishtinës në këtë duel debutoi edhe sulmuesin Besart Berisha, i cili u inkuadrua në lojë në finish të kësaj sfidë.

Ndërkohë, Llapi gjen fitoren e parë këtë sezon, duke mundur Dukagjinin, me rezultat 1-0, falë golit te Rivera (12’).

Me rezultat 1-0, ka fituar edhe Feronikeli në përballje me Ulpianën. Drilon Leku (26’), realizoi golin e fitores për skuadrën nga Drenasi. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close