Dy Koretë rivendosin komunikimin ndërkufitar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën kanalin e komunikimit ndërkufitar.

Seuli tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti.

“Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha më herët se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap sugjeroi se rivendosja e linjës telefonike ngre shpresat për rifillimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Që nga ndërprerja e linjës në gusht, Koreja e Veriut, e cila ka armë bërthamore, ka testuar disa raketa të reja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close