Kush ia nxori sytë Simonidës ? ( 1 )

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Hovi i ekspansionizmit serb, i nxitur nga miti i Kosovës, përfundimisht u ndal nga lufta e armatosur e shqiptarëve dhe ndërhyrja ushtarake perëndimore kundër makinerisë shfarosëse ushtarake serbe. Mirëpo, është për të ardhur keq se edhe sot e kësaj dite politika e Serbisë, kisha ortodokse serbe, por fatkeqësisht edhe pjesa më e madhe e kombit serb, karshi Kosovës si shtet, nuk po mund të çlirohen nga fryma ekspansioniste e mitit të Kosovës dhe nga ana tjetër ky mit po vazhdon ende ta mbajë peng Serbinë dhe të ngadalësojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si nevojë e domosdoshme e integrimeve euro-perëndimore të këtij rajoni.
 Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin “ Rrënjët tona etnike,” Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj., këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …
T`i kthemi të kaluarës , e këtë kohë të viteve 1899  kur u hap Konsullata serbe në Vilajetin e Kosovës në Prishtinë. Ta mendojmë mirë edhe 20 vjet do të mbahej Konferenca e Londrës ,; këtë e dinin serbët , po këtë e dinin edhe turqit osman . Sa ishin shqiptarët të njoftuar me atë se çka do të ndodhte me ne?
Ishin , po si jo ; por jo të pagatitur në mënyrë diplomatike . E vetmja përkrahje ishte Austro- Hungaria.
Qëllimi i hapjes kësaj konsullate ishte përgatitja e Evropës me shpifjet më të tmerrshme për shqiptarët. Kur flite nga vendi i “ngjarjes “ është më e besueshme.“ Konsullata e Prishtinës e mbulonte një territor më të gjerë se sa Kosova dhe Metohija. Qendra e pushtetit otoman  për Vilajetin e Kosovës ishte në Shkup .” Për çudi , Perandoria otomane iu mundësoi serbëve që me konsullatën e Prishtinës  të mbulohet Kosova , Sanxhaku dhe krahina e Rashkës .
Hapja e konsullatës në Prishtinë ( 1889) e shënoi fillimin zyrtar te pranisë së Serbisë ne Kosovë , edhe pse

“ jeta e serbeve nuk u përmirësua aspak “ shkruan historia serbe
Sipas shtypit serb , për konsuj ishin zgjedhur njerëzit më të zgjuar të Serbisë e ndër ta ishte edhe intelektuali Milan Rakiç ( si konsull 1909-1911 )
E rëndësishme është për njoftim të lexuesve se në Manastirin e Graqanicës është edhe Freska e Simonides  (gruaja e pestë e  Kryepeshkopit Milutin Nemanjes ) ; freskë të cilën  me urdhrin e Milutinit u vizatua në vitin 1310 . Freska që nga  vitin 1321 ishte dëmtuar ( hekja e syve të Simonidës ); por Milan Rakiqi gjatë kohës sa ishte diplomat e shkroi vjershën “Simonida” (me nëntitull “ freska e Graqanicës “ )e cila në përkthim të lirë nga Mark Krasniqi ( Gjurmë e gjurmime , f.157 )  tingëllon kështu :

“T’i nxorën sytë e bukura pikturë !
Një natë shqiptari , i mbrojtur nga terri
Në kishën e vjeter aty mbi mur
Me maje të thikës  të dy sytë t`i their”

“Poezia e Rakiqit , deri më tani është botuar dhe ribotuar me mijëra herë në forma të ndryshme – shkruan Mark Krasniqi në librin e tij “ Gjurmë e gjurmime” (1979 , Prishtinë) madje edhe në në libra leximi, në lekturën shkollore, në antologji etj.  “  .E tërë kjo me qellim të paraqitjes së shqiptarëve ashtu si donin serbet , karshi botës.

Bile edhe sot e kësaj dite shumë turist që e vizitojnë manastirin e Graqanicës , me dëshirë të madhe e presin ta shohin Simoniden pa sy , sepse ata qysh në bankat shkollore e kanë mësuar këtë “krim” të shqiptarëve.

Po sot , në këtë kohë të përgjumjes se madhe të shqiptarëve , çka flitet për Simoniden , bukurinë e gjymtuar nga shqiptarët? Me çfarë bindje largohen turistet e jashtëm ( të botës ) që domosdoshmërisht e vizitojnë Graqanicën. E , e dimë shumë mirë ndjeshmërinë e tyre ndaj këtyre “krimeve “.

I vetmi që e ka nxjerr para botës të vërtetën për Sytë e Simonides ishte Akademiku Mark Krasniqi , i cili që në vitin 1979 e botoi librin “ Gjurmë e gjurmime “ dhe e japi të vërtetën  dhe  përgënjeshtroi mashtrimin  serb të Milan Rakiçit

“T’I nxorën sytë e bukura pikturë !
Një natë shqiptari , i mbrojtur nga terri… “ e tmerrshme , si rrenë e lere më t`ishte e vërtetë .

“Konstanitin Jireçek ( Istorija srbe I . Beograd 1952, 190 -194 ) shkruan: Kryepeshkopi Milutin i kishte nxjerr sytë djalit të Stefanit për së gjalli, pa kurrfarë procedure gjyqësore.

“Milorad Jankoviç ( revista Feljton , Beograd 1960 ) shkruan” “ Luginës së Lepencit , nga Nerodimja , u nis Simonida me disa njerzë për në Shkup e pastaj në Selanik kjo nuk ishte një largim i zakonshëm  por një ikje nga hakmarrësit, hakmarrjen e të cilëve nuk e kishte merituar “

Ishte viti 1321 , kur vdiq Milutini , Simonida e gjeti rastin të ikë nga skëterra martesore .Por me gjithat ata u hakmorën.  Freska në Graqanicë , ajo freskë e bukur, ashtu siq ka qenë e bukur edhe Simonida; e qetë . e palëvizshme i priti të ramët e thikave e të hanxharëve , që e kishin për cak sytë e bukur të saj.”

Sipas Mark Krasniqit ,  serbët vet të ndikuar nga besëtytnitë për të shëruar sytë e sëmurë , filluan  gërryerjet e më  tutjeshme të gropëzave të horasanit nga merrej material nga sytë e Simonidës. Këtë e vërteton edhe gazeta “ Politika “ e Beogradit  e 30.03.1976.
Mark Krasniqi i sjellë edhe dy shkrime të Milivoje Peroviqit ( Politika , Beograd 1962 ) dhe Zhivko Miliqit “ “Smeh I suze Graqanice “ ( Jedinstvo, Prishtinë , 19.05. 1955 )  ku vërtetohet se besimtarët  e bënin këtë gërryerje në vazhdimësi . Pra deri në vitet  e 70 -ta. (5 Maj, 2016 )
Po , sot ? kush po ia nxjerë sytë Simonides ?

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close