Zgjedhet kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut njoftoi se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm, Nagip Krasniqi.

“Gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencialë të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe Nagip Krasniqi ka marrë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike”, njoftoi KEK-u.

Bordi i Përkohshëm bazuar në kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike ka shpallur konkursin për Kryeshef Ekzekutiv (KE) të KEK sh.a. i cili ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur me dt: 23.08.2021. Në këtë drejtim, BPD si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë), thotë se ka udhëhequr një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ne pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.

Procesi është mbështetur nga partneri i jashtëm zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe është monitoruar nga përfaqësues të BIRN-it.

“Në këtë vazhdë, duke qenë se KEK-u është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në vend dhe e vetmja ndërmarrje e cila operon me bilanc pozitiv, si dhe me qëllim të sigurimit të konkurrencës nga sa më shumë kandidatë profesionist të kësaj fushe, BPD dhe aksionari, respektivisht Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi kanë bërë ftesë për gjithë kandidatët potencial që plotësojnë kriteret profesionale dhe të pavarësisë të aplikojnë duke i siguruar që përzgjedhja do të bëhet ekskluzivisht në bazë të meritokracisë. BPD njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK-ut, kanë aplikuar 34 kandidatë. BPD dhe aksionari janë shprehur të kënaqur që ftesës së vazhdueshme të tyre i janë përgjigjur pozitivisht një numër i madh i kandidatëve potencial”, përfundoi komunikata e KEK-ut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close