Digjet një lokal në qendër të Prishtinës

Një lokal në qendër të Prishtinës u përfshi të hënën nga flakët.

Lokali që u dogj gjendet mbi platonë e Hotelit Grand, përkatësisht ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në ora 13:00 ka pranuar informatë për një zjarr në një lokal në Rrugën Luan Haradinaj.

“Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha PK-ja, duke shtuar se tashmë janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close