Rusia shpalli person non-grata diplomatin nga RMV-ja

Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot informuan se ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska Dimovska, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, ku i’u dorëzua notë për shpallje persona non grata të diplomatit tonë – sekretar i dytë, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore. Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Prandaj, hapi i sotëm i palës ruse është plotësisht i pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për t’i avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve.” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Në ambasadën në Moskë, mbetet për t’i kryer obligimet e saja, ushtruesja e detyrës dhe së shpejti do të dërgohet edhe Ambasadori i ri i akredituar për Federatën Ruse, i cili i ka kaluar të gjitha hapat për dërgim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close