Qirko: Asnjë marrëveshje me qeverinë britanike për migrantët

ATSH/ – Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko mohoi me forcë raportet, sipas të cilave Shqipëria po negocionte një marrëveshje me Londrën për të pritur emigrantët që kalojnë La Manshin me anije të vogla, sipas një interviste dhënë gazetarëve të ”The Guardian”, Matthew Weaver dhe Rajeev Syal, sipas https://www.theguardian.com/business/2021/oct/03/albanian-migrants-to-uk-would-work-for-free-to-tackle-fuel-crisis.

Tabloidi ”The Sun” tha se zyrtarët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje për një qendër përpunimi jashtë vendit.

Ministria e Brendshme britanike nuk e konfirmoi apo mohoi raportin.

Por, Qirko tha se nuk kishte pasur negociata.

”Ky është një lajm absolutisht dhe tërësisht i rremë. Plotësisht i rremë. Nuk ka diskutime dhe negociata. Jam i sigurt se Home Office do të reagojë dhe do ta mohojë këtë histori”, deklaroi Qirko.

Për ta mbështetur intervistën e Ambasadorit, gazeta “The Guardian” ka botuar të plotë edhe reagimin në Twitter të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku theksohet se lajmi i përhapur nga “The Sun” është i turpshëm dhe i pavërtetë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close