Veliaj: Në Tiranë po ngrihet qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan

ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot “Konferencën Ndërkombëtare të Tendencave në Nanoteknologji”, teksa theksoi se më në fund kryeqyteti është hapur edhe për takime të tilla shkencore të nivelit të lartë.

“Është kënaqësi që ju sollët këtë konferencë në Tiranë, por ajo që më bën mua jashtëzakonisht të lumtur është hapja e kryeqytetit pas kovidit edhe për shkencën. Unë shpresoj vërtet që ky të jetë vetëm fillimi i serive të këtyre aktiviteteve, pasi Tirana vitin e ardhshëm do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa duke e vënë theksin te hapja e Shqipërisë ndaj vetë shkencës, kryebashkiaku tha se në zemër të Tiranës po ngrihet qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan.

“Ju e dini që në bulevardin pranë zyrës së Kryeministrit ne po punojmë për Piramidën e re. Piramida e Tiranës funksionoi si një mauzoleum për diktatorin Enver Hoxha, pasi ai u nda nga jeta kaloi në një muze, pastaj në një disko, ndërsa tani ajo do të jetë akademia më e madhe e kodimit për fëmijët tanë. Mendoj se ky është një angazhim dhe vullnet i yni politik për të zhvilluar shkencën”, nënvizoi Veliaj.

Në Shqipëri vetëm pak kohë më parë është ngritur pranë Akademisë së Shkencave Njësia e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë shqiptare.

Objektivi kryesor i kësaj konference, e cila do të zgjasë plot 4 ditë, është rritja e mëtejshme e bashkëpunimit midis tre vendeve: Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjive dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme, si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close