Moti në Kosovë

Mot me diell do të mbizotërojë gjatë kësaj të marte në Kosovë. Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga e mërkura do të ketë ndryshim të motit.

“Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë. Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell. Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close