Vepra e radhës e Teki Dërvishit, VJEN “HEREZIA E DERVISH MALLUTËS”

Shtëpia botuese NOA njofton se së shpejti do të futet në shtyp romani i Teki Dërvishit, “Herezia e Dervish Mallutës” (që do të jetë botimi i dytë).
Në vështrimin rreth botimit të parë, dr. Ibrahim Rugova, do të thotë: “Vetë titulli i romanit Herezia e Dervish Mallutës, fare qartë dhe në formë konkrete na bën me dije se kemi të bëjmë me çështjen e herezisë dhe të heretizmit… Në romanin e T. Dërvishit kjo çështje realizohet në fushën e artit, të rrjedhës së proceseve jetësore e intelektuale të një mesi. Në këtë roman kemi të bëjmë me fenomenin e herezisë, të cilin autori e nxjerr nga empiria e një grupi social që jeton në bazë të asaj teorie… Me këtë nxjerrim konstatimin se në qendër të herezisë dhe të heretizmit qëndron paradoksi, kundër ¬thënia e kundërshtia me shkakun dhe pasojën e vet.”
Ndërkaq Xhamail Mustafa do të konstatojë se “Elementet dhe kualitetet e romanit Herezia e Dervish Mallutës të Teki Dërvishit kanë më tepër karakter dhe qëllim konstitues, ontologjik: krijojnë iluzionin mbi vërtetësinë e kësaj bote artistike, motivojnë idetë dhe situatat nëpër të cilat sprovohet individi i tjetërsuar e përplot me botëkuptime të paqëndrueshme, religjioze.”
Nga ana tjetër, Ramadan Musliu do të shkruajë: “Romani Herezia e Dervish Mallutës është një vepër letrare, një tekst artistik, para së gjithash, kompleks dhe me shumë shtresime kuptimesh. Shumësia e ideve, sinteza e motiveve, forma poetike e narracionit, galeri e tërë personazhesh që lejojnë mundësi të një¬sohen në tipat e njerëzve të përditshmërisë sonë, lokalizimi i vepri¬mit në një kohë e hapësirë konkrete, prirja që personazhi kryesor të shihet si një inkarnim i individit në rrethana të tëhuajsuara, nga të cilat ngritet me fuqinë shpirtërore-intelektuale, kanë mundësuar që të shihet si etimon shpirtëror i shkrimtarit, i cili sa e aktualizon vlerën e artit, aq na bën të ditur se kemi të bëjmë me një krijues me potenciale të dallueshme, si në planin e individualitetit krijues, ashtu edhe në atë ku shihet potenca e impulseve krijuese, fuqia sublimuese dhe mundësia që preokupimi subjektiv të gjejë ekuivalentin letrar-artistik brenda tekstit.”/Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close