Tajvani në gjendje gatishmërie për shkak të provokimeve kineze

Tajvani duhet të jetë në gatishmëri për aktivitetet ushtarake të Kinës, tha kryeministri Su Tseng-chang.

“Bota gjithashtu është dëshmitare e presionit të Kinës ndaj Tajvanit dhe shkeljeve të përsëritura të paqes rajonale”, u tha ai të martën (5 tetor) gazetarëve.

Kina pretendon se Tajvani është territori i saj, i cili duhet të merret me forcë nëse është e nevojshme. Tajvani thotë se është një vend i pavarur dhe do të mbrojë liritë dhe demokracinë e tij, duke fajësuar Kinën për tensionet.

Në total gjatë katër ditëve të fundit llogaritet se rreth 150 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë fluturuar mbi zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, rajon ky që ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara.

“Tajvani duhet të forcohet dhe të bashkohet. Vetëm atëherë vendet që duan të aneksojnë Tajvanin nuk do të guxojnë të përdorin lehtësisht forcën”, tha kryeministri Su Tseng-chang.

Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara me rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës pranë Tajvanit.

SHBA-ja vlerëson se presioni ushtarak i Kinës kundër Tajvanit minon paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Ne i bëjmë thirrje Pekinit të ndërpresë presionin dhe forcën ushtarake, diplomatike dhe ekonomike kundër Tajvanit”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Reuters.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close